Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski njoftoi sot se shteti e ka fituar rastin “Kazandol” në të gjitha 11 pikat e aktakuzës.
“Dua t’ju informoj për vendimin në procedurën e arbitrazhit “Kazandol” ku shteti u padit nga disa investitorë.
Kërkesa e tyre ishte 115 milionë euro dëmshpërblim, por me krenari mund të them se e fituam këtë rast, të 11 bazat mbi të cilat shteti u padit u refuzuan dhe u kursyen 115 milionë euro.
Vendimi është plotësisht në favorin tonë, dhe rasti nuk ishte aspak i lehtë”, tha Nikolloski./Telegrafi/
Nikolloski: Shteti e fitoi rastin “Kazandol”, u kursyen 115 milionë euro appeared first on Telegrafi.