Policia sot ka privuar nga liria biznesmenin nga Strumica, Risto Krmzov, ndaj të cilit ishte hapur një hetim për keqpërdorime financiare që vlerësohen në rreth 15 milionë euro.
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), arrestimi është kryer me udhëzim të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
“Nga ana e zyrtarëve policorë, me udhëzim të prokurorit publik, personi R.K. është privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Për Krmzov dhe bizneset e tij, Prokuroria ka hapur lëndë pasi më herët janë kryer bastisje në disa lokacione nëpër vend për shkak të dyshimeve për shmangie të tatimeve, mashtrime tatimore dhe pastrim parash.
Në shtator të vitit të kaluar u realizua një aksion për shmangie tatimore në kompani në Strumicë, Shkup dhe Gostivar.
Atëherë u arrestuan katër persona, ndërsa kryeprokurori Ljupço Kocevski, informoi se është formuar lëndë për mashtrim tatimor dhe pastrim parash dhe se janë marrë në pyetje tre persona, ndërsa për një është propozuar masa për kujdes.
Ndalohet një afarist nga Strumica, dyshohet për fshehje tatimi appeared first on Telegrafi.