minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Arsovski: Kandidatët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së kanë më shumë gjasa të kalojnë në rrethinë e dytë - Shqiperia.info

Analisti Petar Arsovski theksoi se ka shumë të ngjarë që kandidatët nga OBRM-PDUKM dhe LSDM të hyjnë në rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“OBRM-PDUKM dhe LSDM kanë akoma më shumë vota se secili prej këtyre dy kandidatëve. Probabiliteti më i madh është që kandidatët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së të hyjnë në rrethin e dytë.

Një fenomen interesant që u shfaq në këto zgjedhje është se shuma e rejtingut të partive shqiptare së bashku për herë të parë e kalon rejtingun e një partie maqedonase, LSDM-së”, thotë Arsovski për “TV21”.

Ndërsa analisti Vladimir Bozhinovski thotë se këto zgjedhje presidenciale nuk janë vetëm për të parë se kush do të shkojë në rrethin e dytë, por për të matur forcën e partive politike.

“Nëse Stevo Pendarovski fiton 170.000 vota, hipotetikisht, është humbje e rëndë për të, por nëse një nga kandidatët e partive më të vogla fiton 30-40.000, është fitore e madhe”, thotë Bozhinovski.

Arsovski: Kandidatët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së kanë më shumë gjasa të kalojnë në rrethinë e dytë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version