Pas informacioneve operative të marra më parë, policia mbrëmë në orën 21:15 në Koçan ka ndaluar N.V.(32), nga Vinica, për shkak të dyshimit se më 7 gusht para një objekti ushqimor në Vinicë ka kryer veprën penale “tentim vrasje”, njoftojnë sot nga MPB.

“Në fakt, N.V. pas një grindjeje paraprake verbale, i ka shkaktuar katër plagë me thikë D.S. nga Vinica me thikë, pas së cilës ai është arratisur”, thonë nga MPB.

Prokurori publik kompetent është njoftuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, siç është theksuar, do të pasojë një parashtresë përkatëse.

Ndalohet një 32-vjeçar nga Vinica, dyshohet për “tentim vrasje” appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version