minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Familjarët e të vdekurve në aksidentin në Llaskarcë të pakënaqur me dënimet e shqiptuara nga gjykata - Shqiperia.info

Gjykata Penale e Shkupit sot ka shpallur aktgjykimin për aksidentin tragjik në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona, ndërsa mbi 30 të tjerë u lënduan.

Dënimin më të lartë e mori shoferi i autobusit, Manuel Tripunovski, i cili u dënua me 14 vite burg, ndërsa pronari i kompanisë “Durmo Tours” u dënua me katër vite burg.

Për familjarët e të vdekurve në aksidentin e autobusit, Gjykata është treguar e butë ndaj të akuzuarve të parë.

Lexo po ashtu
Aksidenti në Llaskarcë – katër vite burg për pronarin e “Durmo Tours”, 14 vite për shoferin e autobusit

“Si mund të jemi të kënaqur, sidomos ndaj të akuzuarve të parë, mendojmë se dënimet janë minimale, ky ishte aksidenti më i rëndë në historinë e ekzistencës së Gostivarit”, tha njëri nga familjarët e të vdekurve pas leximit të aktgjykimit.


Lexo po ashtu
Aktgjykimi për rastin “Llaskarca”, prokurori Jakimovski paralajmëron rishqyrtim të dënimeve

Ndryshe, gjashtë të akuzuarit për këtë rast u dënuan me gjithsej 39 vite burg. Procesi gjyqësor filloi para pesë viteve, ndërsa aksidenti ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, kur autobusi i “Durmo Turs” i cili i mbushur me udhëtarë (shumica nga Gostivari), u aksidentua në rrugën Shkup – Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë./Telegrafi/

 

Familjarët e të vdekurve në aksidentin në Llaskarcë të pakënaqur me dënimet e shqiptuara nga gjykata appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version