
MPB Maqedoni njofton se dje oficerët e policisë në të gjithë vendin arrestuan shtatë shoferë për vozitje pa leje drejtimi.
Siç njoftojnë nga MPB, dy prej tyre në Shkup dhe nga një në Gjevgjeli, Bogdanci, Gostivar, Tetovë dhe Manastir. Shoferi në Gostivar është i mitur, si dhe një nga shoferët në Shkup, i cili drejtonte një motoçikletë.
“Personat u ndaluan në një stacion policor dhe me udhëzime nga prokurori publik, automjetet u sekuestruan dhe do të ngrihen kallëzime penale përkatëse pasi rastet të dokumentohen plotësisht”.
“U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë mjet pa test të kaluar drejtimi ose nëse u është lëshuar ndalim drejtimi ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë për një trafik më të sigurt”, thonë nga MPB.





