Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Turqinë, posaçërisht në pjesën e investimeve, ekonomisë digjitale, teknologjive të gjelbra dhe ndërlidhjes infrastrukturore, për Maqedoninë e Veriut janë me rëndësi kyçe. Besojmë në parimin e komplementaritetit të ndërsjelltë, jo si retorikë, por si model për rezultate konkrete. Maqedonia e Veriut ofron stabilitet, parashikueshmëri të tregut dhe perspektivë evropiane, ndërsa Turqia sjellë përvojë, kapital dhe rrjet rajonal. Ky kombinim është mundësia jonë e përbashkët dhe duhet të shfrytëzohet, tha sot ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.

Në fjalimin në Samitin e nëntë ekonomik ballkanik në Shkup, Murtezani përmendi se marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë janë të sinqerta, dinamike, strategjike dhe të orientuara drejt së ardhmes.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për marrëdhënie të mira, por edhe për mirëkuptim të përbashkët për kontekstin rajonal, për mbështetje të ndërsjellë në momente kyçe dhe për hapa të koordinuar në nisma me interes të ndërsjellë. Bashkëpunimi ynë bilateral mbulon spektër të gjerë: nga politika e lartë dhe mbrojtja, përmes ekonomisë dhe tregtisë, deri në arsim dhe shkëmbim kulturor. Turqia është një nga partnerët e huaj më të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë, por më e rëndësishmja, ajo është partnere që ka interes afatgjatë në stabilitetin dhe progresin e gjithë rajonit”, theksoi ministri.

Sipas tij, kjo ngjarje paraqet edhe një konfirmim të lidhjeve të fuqishme dhe miqësore që i lidhin Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Turqisë.

“Në kohë kur ekonomia globale po ballafaqohet me sfida të paparashikueshme, ngjarje si Samiti i sotëm kanë peshë të veçantë. Ato janë mundësi jo vetëm për analiza, por edhe për vendosjen e qëllimeve konkrete. Për ne, thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Turqinë, posaçërisht në fushat e investimeve, ekonomisë digjitale, teknologjive të gjelbra dhe ndërlidhjes infrastrukturore, është e rëndësisë thelbësore. Besojmë në parimin e plotësueshmërisë së ndërsjellë, jo si retorikë, por si model i rezultateve konkrete. Maqedonia e Veriut ofron stabilitet, parashikim të tregut dhe perspektivë evropiane; Turqia, nga ana tjetër, sjell përvojë, kapital dhe rrjet rajonal. Ky kombinim është mundësia jonë e përbashkët dhe ajo duhet të shfrytëzohet”, tha Murtezani.

Më tej ai ceki se personalisht, si dikush që pati mundësi të studiojë në Turqi, thellësisht e vlerëson afërsinë dhe mbështetjen që dy vendet i japin njëri-tjetrit.

“Si Ministri për Çështje Evropiane, ne jemi të përkushtuar për krijimin e klimës së favorshme të biznesit dhe të promovimit të standardeve evropiane në ekonominë tonë. Po punojmë në përmirësimin e kuadrit rregullator, uljen e burokracisë dhe në sigurimin e transparencës dhe parashikueshmërisë për investitorët. Maqedonia e Veriut qëndron e fuqishme në rrugën drejt integrimit evropian, ndërkaq bashkëpunimi ekonomik dhe investimet e huaja janë kyçe për arritjen e këtij qëllimi strategjik”, tha Murtezani.

Murtezani: Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Turqinë është me rëndësi kyçe appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version