minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ademi akuzon partitë e tjera për marrëveshje të fshehtë politike - Shqiperia.info

Në një deklaratë të fundit për mediat, Arbër Ademi ka akuzuar partitë e tjera politike për një marrëveshje të fshehtë jo parimore, të cilat, sipas tij, kanë shkelur vullnetin e popullit, përcjell Telegrafi.

Ai ka theksuar se kundërshtimet e orkestruara janë paraqitur vetëm për vendimet e marra në njësitë zgjedhore numër 5 dhe 6, ku, sipas tij, nuk është konstatuar asnjë parregullsi gjatë dhe pas mbarimit të procesit zgjedhor, siç dëshmohet edhe nga nënshkrimet e proceseve zgjedhore nga anëtarët e këshillave zgjedhore.

“Fronti Evropian dëshiron të marrë dy mandate, një në zonën zgjedhore 5 dhe një tjetër në zonën zgjedhore 6, pavarësisht se këto mandate janë rezultat i vullnetit të pastër të qytetarëve dhe i votës së lirë demokratike”, përfundon ai. /Telergafi/

Ademi akuzon partitë e tjera për marrëveshje të fshehtë politike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version