minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi - Shqiperia.info

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka akuzuar Dimitar Kovaçevskin, Stevo Pendarovskin dhe Oliver Spasovskin se e kanë shndërruar Maqedoninë në Kolumbi.

Nga OBRM-PDUKM thonë se “Spasovski, Kovaçevski dhe Pendarovski janë fotografuar me kriminelët të cilët vriten ditët e fundit”.

“Këto vrasje çojnë te LSDM-ja. I vrari mbrëmë është gjetur nga vëllai i policit emri i të cilit përmendet në strukturën e kompanisë që shet qymyr në EMV dhe TEC Manastir. Dhe është sekret publik që EMV dhe TEC janë minierat e arit ku majat e LSDM dhe BDI nxjerrin para”.

“Koalicioni i LSDM-së me krimin vazhdon dhe do të jetë këtu deri në rënien përfundimtare të kësaj qeverie më 8 maj. Tani shohim pasojat e koalicionit shtatëvjeçar të SDS-së me mafian. Të shtënat në rrugë dhe vrasjet do të mbeten përgjithmonë simbol i kohës kur SDS drejtonte vendin. Me të drejtë populli thotë se nuk kemi shtet, është koha ta kthejmë”, thuhet në njoftimin e partisë.

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version