
Deputeti Sali Murat tha se parimisht Fronit Europian do të garojë me kandidatë të përbashkët për kryetar komunash dhe me lista të përbashkëta për këshilltarë komunal në zgjedhjet lokale.
Murat tha se janë të hapur për bashkëpunim me partitë e tjera, ndërsa tha se ndodhitë e fundit në VLEN, dëshmuan se ky koalicion nuk e ka legjitimitetin.
“Parimisht, Fronti Europian do të dalë me kandidatë të përbashkët në nivel të të gjithë Maqedonisë dhe me lista të përbashkëta, këtu do të kemi edhe ne përfaqësues të bashkësisë turke në listat e tyre. Kështu, ne jemi të hapur, siç thonë liderët tanë, për bashkëpunim me të gjitha subjektet në shtetin tonë, me ndodhitë në koalicionin VLEN, u dëshmua që ata nuk kanë legjitimitet. Ne që thirremi në legjitimitet, jemi fitues edhe në zgjedhjet presidenciale, edhe në zgjedhjet parlamentare, kishim 6 deputetë më tepër.
Ata vendosën koalicion mes mjeshtrit dhe çirakut, kështu duket, sepse ata e dinë…ja edhe vetë Arben Taravari e pranoi se 70% të votuesve nuk kanë besim tek ata, se nuk vlerësohen në radhët e koalicionit, Maqedonia për mua, me këtë do të shkojë në krizë politike dhe ne thërrasim, ja në zgjedhje të parakohshme, ta shohim kush do të jetë fronti i sinqertë”, deklaroi Murat.
Murat: Fronti Europian do të garojë me kandidatë dhe lista të përbashkëta në zgjedhje lokale appeared first on Telegrafi.