Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk duhet të shihet si bamirësi, por si një investim dhe një hap drejt paqes, sigurisë dhe stabilitetit ekonomik, si për rajonin ashtu edhe për Evropën, tha ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunski.

Mucunski e vlerësoi Planin e Rritjes si një mjet ku reforma nënkupton një shpërblim dhe një mekanizëm përmes të cilit qytetarët do të shohin se qeverisja e mirë funksionon vërtet.

“Ne nuk e shohim agjendën e reformave si zëvendësim për negociatat e pranimit, sepse agjenda e reformave nuk mund të zëvendësojë negociatat e pranimit. Por nga ana tjetër, ne e shohim atë si një mjet përmes të cilit BE-ja dhe shtetet anëtare mund të vlerësojnë nëse qeveria, qytetarët, kombi, OJQ-të, komuniteti akademik dhe të gjithë të tjerët po investojnë në rrugën evropiane”, tha Mucunski./Telegrafi/

 

Mucunski: Zgjerimi i BE-së nuk duhet të shihet si bamirësi, por një hap drejt paqes appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version