minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
OBRM-PDUKM: Musliu të mos justifikohet me përkatësinë etnike, ka dyshime që ka ndikuar që bashkëshortja e tij të fitojë grant prej 620 mijë eurove - Shqiperia.info

Nga OBRM-PDUKM akuzojnë drejtorin e Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut, Erold Musliun, se ka ndikuar që bashkëshortja e tij, bashkë me bashkëshorten e zv.kryeministrit Fatmir Bytyqi, të fitojë grant në vlerë të 620 mijë eurove.

“Le të tregojë Musliu se në cilin shtet evropian apo të NATO-s qeveria lidh marrëveshje me një konsorcium të organizatave joqeveritare të gruas së një ministri dhe gruas së një drejtorit të një shërbimi të zbulimit, pas së cilës marrëveshje, u vihet në dispozicion një grant prej 620 mijë eurove? Musliu të mos përpiqet të justifikohet me përkatësinë e tij etnike”.

Lexo po ashtu
U akuzua nga OBRM-PDUKM për ndikim në qeveri, Musliu: Unë dhe bashkëshortja ime një kohë të gjatë jemi cak i sulmeve, Kovaçki të kërkojë falje

“Nuk kalon kjo në publik. Ky është një nënvlerësim i plotë i inteligjencës së qytetarëve. Këtu bëhet fjalë për dyshim konkret për keqpërdorim dhe tregti me ndikim, shumë karakteristik për zyrtarët e këtij pushteti të BDI-së dhe LSD-së”, thonë nga OBRM-PDUKM.

OBRM-PDUKM: Musliu të mos justifikohet me përkatësinë etnike, ka dyshime që ka ndikuar që bashkëshortja e tij të fitojë grant prej 620 mijë eurove appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version