Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe një transplantim i organeve nga një dhurues i ndjerë është kryer më 9 gusht.

Pacientët që iu nënshtruan transplantimit janë në gjendje të mirë të përgjithshme dhe nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në procesin e transplantimit, siç qëndron në komunikatën e Ministrisë të publikuar me rastin e 13 Gushtit, Ditës Botërore të Donatorëve të Organeve, janë përfshirë disa ekipe nga klinikat kirurgjikale dhe interne të Bllokut Klinik “Nënë Tereza”.

Nga Ministria pacientëve u dëshirojnë jetë të gjatë dhe shëndet të mirë dhe shprehim mirënjohje të madhe për familjen që, në momentet më të vështira, vendosi të dhurojë organet.

MSH: Më 9 gusht është kryer transplantim i organeve nga një dhurues i ndjerë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version