
Ministria e Shëndetësisë prej sot i mori kompetencat për licencimin e Odës së stomatologëve, kumtoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Ai në konferencën e sotme për shtyp informoi se marrja e kompetencave, përkatësisht e autorizimit publik të odës së stomatologëve janë derisa nuk vendoset sistem përmes të cilit Oda do të punojë ligjërisht, në mënyrë transparente dhe profesionale.
“Ky hap nuk është ndëshkim. ky është fillim i reformës, reformë që do të kthejë besim, do të sigurojë integritet dhe do të garantojë se secili stomatolog e vazhdon licencën me dituri dhe me shkathtësi të harmonizuara me standardet më tër eja botërore”, sqaroi Aliu.
Sipas tij, mbikëqyrja e dokumenteve të Odës së stomatologëve treguan lëshime serioze, përkatësisht edukime përmes shoqatave të paregjistruara dhe certifikate të cilat në mënyrë të parregullt janë shfrytëzuar për vaujdim të licencave.
“Mbikëqyrjet dhe dokumentet tgreguan lëshime serioze si marrëveshje të arritura në mënarë retroaktive në kundërshtim me ligjin, vendime dhe dokumente pa nënshkrim dhe me dokumentacion jo valid. Plotësisht, injorimi i masës së përkohshme dhe forma e prerë e vemndimit të Gjykatës kushtetuese prej një viti, edhe pse gjykata konstatoi se kushtet për prësosje profesionale ishin në kundërshtim me ligjin”, theksoi Aliu.
Informoi se ka edhe dyshime për keqpërdorime financiare.
“kemi dyshime serioze për keqpërdorime financiare të odës për të cilat policia financiare po heton, ka grumbulluar dokumentacion voluminoz për të cilin besojmë se për kohë të shpejtë do të ketë epilog”, theksoi Aliu.
Porositi se kjo është goditje e drejtpërdrejtë ndaj një prej pesë shtyllave të vizionit të tij për shëndetësinë. Dhe shtoi se Oda duhet të ketë sistem kredibil ligjor dhe transparent për licencim.
MSH Maqedoni mori kontrollin ndaj licencimit të stomatologëve appeared first on Telegrafi.