minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Misajllovski: Buxheti i Mbrojtjes është 2 përqind dhe ai do të rritet me rritjen ekonomike - Shqiperia.info

Ndarja aktuale nga Buxheti i Mbrojtjes është mbi dy për qind dhe kjo përqindje do të rritet me rritjen ekonomike, por tani për tani është vështirë të arrihen pesë përqindëshi, tha ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.

“Ato janë shumë mjete për cilindo vend. Disa vende mund të arrijnë deri në pesë për qind. Ne jemi mbi dy për qind të buxhetit tonë, gjegjësisht BPV-së. Ajo që është e rëndësishme, është që ekonomia të rritet, sepse me rritjen e ekonomisë, përqindja jonë do të ishte më e lartë”, tha Misajllovski, duke shtuar se kjo duhet bërë me kujdes, hap pas hapi.

Misajlovski bëri krahasim se shumë vende nuk kanë arritur as deri dy për qind, si për shembull Sllovenia, ndërsa dy të tretat kanë dy për qind. Në këtë moment, sipas Misajllovskit, buxheti i MM-së është më i madhi në historinë e vendit.

Misajllovski: Buxheti i Mbrojtjes është 2 përqind dhe ai do të rritet me rritjen ekonomike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version