minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Zgjedhjet në RMV, BE: Forcat politike ta mbështesin rrugën evropiane të RMV-së - Shqiperia.info

Bashkimi Evropian beson se të gjitha forcat politike në Maqedoni të Veriut do ta mbështesin përparimin e vendit në rrugën evropiane, tha sot zëdhënësja e Komisionit evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Ana Pisonero lidhur me pritjet nga zgjedhjet e nesërme presidenciale dhe parlamentare.

“Ne qartë e mbështesim perspektivën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe shpresojmë se do të kemi mundësi ta hapim procesin negociues sa më aprë. BE-ja e ndjek me kujdes procesin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare”, tha Ana Pisonero.

Ajo theksoi se Këshilli i Evropës në konkludimet e veta dha indikacione të qarta duke potencuar se “Maqedonia e Veriut u obligua ta ndryshojë Kushtetutën”.

“Shpresoj se edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria do të mund t’i hapin negociatat rreth Klasterit të parë – Të drejtat themelore, sa më parë të jetë e mundur. Vendimi se kur do të thirren Konferencat e ardhshme ndërqeveritare tani është në duart e vendeve anëtare”, tha Ana Pisonero.

 

Zgjedhjet në RMV, BE: Forcat politike ta mbështesin rrugën evropiane të RMV-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version