
Kryeministri Hristijan Mickoski pret që rritja e çmimit të derivateve të naftës do të ketë ndikim në inflacion, por jo të madh.
Siç deklaroi ai sot, Qeveria aktualisht po ndërhyn drejtpërdrejt nga Buxheti sepse vërtet kujdeset për qytetarët, por ka edhe një plan tjetër për hapat e mëtejshëm nëse kriza përshkallëzohet.
Mickoski thekson se çmimet në bursë të benzinës, benzinës pa plumb premium dhe naftës, ranë me 10 përqind këtë mëngjes dhe krahasuar me pesë ditët e para të javës së kaluar, tani, këtë javë, janë më të ulëta për të dytën ditë. Nëse vazhdojnë kështu deri të premten, të hënën, vlerëson ai, do të ketë edhe një ulje të çmimeve të karburantit.
“Le të presim për koston e jetesës. Ne ndërhyjmë direkt nga Buxheti dhe jemi një nga vendet e rralla që e bën këtë. Ka vende që bëjnë sikur, rrisin akcizat, që është një barrë direkt mbi karburantin me 100-200 përqind, pastaj i ulin me 50 përqind. Jo, ne e ulim direkt taksën, atë që mbledh shteti. Ne tregojmë se kjo Qeveri kujdeset për qytetarët direkt nga Buxheti, dhe jo me truke – ne do t’i dyfishojmë akcizat, dhe pastaj do t’i ulim ato me 20-30 përqind. Ky është ndryshimi midis një Qeverie të përgjegjshme dhe qeverive që bëjnë sikur.
Ne jemi një nga të paktët, ndoshta ka edhe dy ose tre në Evropë që ndërhyjnë kështu, theksoi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas tryezës së rrumbullakët në Gjykatën Kushtetuese./Telegrafi/




