
Në fjalimin e sotëm në konferencën vjetore të Unionit të grave të OBRM-PDUKM-së, kryetari i partisë dhe kryeministri, Hristijan Mickoski, iu referua edhe marrëveshjes strategjike me Britaninë e Madhe për miqësi, rritje ekonomike dhe bashkëpunim në disa fusha, duke përsëritur se ndërtimi i kampeve të emigrantëve “as nuk i ka shkuar ndërmend dhe as nuk është kërkuar”, dhe këtë e tha qartë ambasadori britanik në vend.
“Kjo marrëveshje është marrëveshja ime e re për Maqedoninë, duke ndjekur shembullin e asaj të shpallur nga presidenti amerikan Ruzvelt dhe e cila është e njohur në histori. Kjo marrëveshje do të thotë hapje e vendeve të reja të punës, zhvillim, përparim, shumë projekte të reja infrastrukturore, shumë projekte të mëdha gjigante që nuk janë parë kurrë më parë, investime në hekurudha përmes linjave me shpejtësi të lartë, autostrada dhe rrugë, spitale, arsim dhe sektorë të tjerë. Kjo është një marrëveshje që do t’i sjellë Maqedonisë para për të punuar dhe investuar në progresin e saj me vlerë 6 miliardë euro”!, tha Mickoski.
Mickoski: Marrëveshja strategjike me Britaninë e Madhe u bë për investime ekonomike dhe jo për kampe të emigrantëve appeared first on Telegrafi.