Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, njoftoi se të gjitha 80 komuna, kanë dorëzuar aplikime për zbatimin e projekteve nga thirrja e dytë për mbështetje nga Qeveria.

Mickoski theksoi se janë paraqitur pothuajse 900 aplikime nga 80 komuna për zbatimin e projekteve.

“Mund të them se tani kemi afër 900 vetëm nga thirrja e dytë. Ose kur të mblidhen nga thirrja e parë dhe e dytë së bashku, atëherë do të kemi gjithsej 1.200. Kjo është 1.200 kantiere ndërtimi në Maqedoni. Është një punë historike, do të thoja shekullore. Dhe ne po e bëjmë këtë për brezat e ardhshëm, por edhe për brezat e sotëm që meritojnë kushte më të mira jetese”, theksoi ai.

Mickoski tha se si qeveri do të vazhdojnë të investojnë në zhvillimin e komunave.

“Do të vazhdojmë të zbatojmë në periudhën që vijon dhe presim shumë lajme të mira në muajt e ardhshëm, për qytetarët dhe për Maqedoninë si shtet, sepse do ta përsëris se është mirë të ndërtohet, për këtë na zgjodhën qytetarët”, është i prerë Mickoski.

Mickoski: 80 komuna kanë dorëzuar rreth 900 aplikime për realizimin e projekteve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version