Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti mbrëmë e ka vizituar vendin e zjarrit në Trubarevë.
Ai tha se institucionet vepruan në momentin e duhur, ndaj situata është nën kontroll.
“Me të drejtë ka shkaktuar shqetësim te të gjithë qytetarët. Erdha në Trubarevë dhe pashë me sytë e mi tmerrin që shkaktoi ky incident i rëndë. Menjëherë pas marrjes së informacionit për zjarrin, të gjitha shërbimet kompetente – Ministria e Mjedisit Jetësor, ekipet e zjarrfikësve dhe institucionet e tjera – ndërhynë në kohën e duhur dhe situata aktualisht është nën kontroll. Që nga ora 14:00, inspektorët kanë qenë në terren dhe po matin cilësinë e ajrit. Rezultatet e para nga Inspektorati Shtetëror dhe laboratorët e specializuar priten shumë shpejt. Ato do të jenë të disponueshme publikisht menjëherë pas përpunimit të tyre. Deri atëherë, ju bëj thirrje të gjithëve të ndiqni rekomandimet e Ministrisë për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë suaj”, tha Mexhiti.
Nga ministria e Mexhitit informuan se kompania në objektin e të cilit dje pasdite në Trubarevë shpërthuer zjarr posedon leje dhjetëvjeçare, të lëshuar në vitin 2021.