minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Letërnjoftimet do të vlejnë edhe pas skadimit të afatit, për pasaportat do të kërkohet zgjidhje - Shqiperia.info

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se letërnjoftimet, të cilat janë për përdorim të brendshëm, do të vlejnë edhe pas përfundimit të afatit për zëvendësimin e tyre, ndërsa për pasaportat do të shqyrtohen të gjitha opsionet.

“Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet në mënyrë që nëse është e nevojshme, të zgjatet afati i tyre, pasi ato u shërbejnë qytetarëve për të udhëtuar jashtë vendit”, tha Kovaçevski.

Ai njoftoi se punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë lëshuar tashmë një milion e dyqindmijë pasaporta të reja në vend.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeministri për iniciativën e OBRM-PDUKM-së tha se Gjykata Kushtetuese do të japë mendimin e saj./Telegrafi/

Letërnjoftimet do të vlejnë edhe pas skadimit të afatit, për pasaportat do të kërkohet zgjidhje appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version