
U bë sot hapja zyrtare e një segmenti të ri të autostradës Kërçovë–Ohër, pjesë integrale e Korridorit 8.
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se rëndësia e këtij projekti është shumëdimensionale, pasi jo vetëm që përmirëson qarkullimin dhe efikasitetin ekonomik në perëndim të vendit, por edhe e vendos Maqedoninë e Veriut në një rrjet të ri bashkëpunimi dhe lidhjeje rajonale me Shqipërinë dhe më gjerë.
“Korridori 8 është një bosht i qartë lidhës ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe rajonit, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, turistik dhe gjeopolitik të vendit,” deklaroi Mexhiti.
Sipas tij ky projekt do të ndihmojë në shkurtimin e kohës së udhëtimit drejt kufirit me Shqipërinë dhe do të nxjerrë vendin nga izolimi, duke e vendosur në funksion të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian.
“Zhvillimi infrastrukturor është themeli i një zhvillimi të qëndrueshëm. Përgjegjësia jonë është që ky zhvillim të jetë i drejtë dhe në përputhje me nevojat reale të qytetarëve,” përfundoi Mexhiti.
Mexhiti: Korridori 8 lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe rajonin, ndikon në zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit appeared first on Telegrafi.