
MPB Maqedoni informon se më datë 10 të këtij muaji, një person 51-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës se është mashtruar nga S.R. dhe B.R. për shumën prej 64,000 eurosh.
Sipas raportit, pas një marrëveshjeje paraprake të lidhur më parë me të pandehurit te një avokat, I.M. ka paguar të gjithë shumën e rënë dakord në llogarinë e të pandehurit të dytë, B.R., më 16.06.2021, por pas pagesës, të pandehurit nuk kanë ardhur për të lidhur marrëveshje shitblerjeje, siç ishte rënë dakord më parë, pas së cilës ai e ka kuptuar se është mashtruar.
“Po merren masa për sqarimin e plotë të incidentit, pas së cilës do të paraqitet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.