Ministria e Arsimit në RMV njofton se Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri është bërë me udhëheqësi të re. Si u.d. do të jetë Ana Mihajllov.

“Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri ka udhëheqësi të re që do të vazhdojë zbatimin e „Erasmus“ dhe „Korpusit të Solidaritetit Evropian“ në Maqedoni, si dhe disa programeve dhe rrjeteve të tjera evropiane për arsim dhe lëvizshmëri.

U.D e drejtoreshës së institucionit është emëruar Ana Mihajllov, e cila vjen nga radhët e të punësuarve dhe ka mbi 15 vjet përvojë në këtë fushë.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në takimin e sotëm me Mihajllov i uroi sukses në realizimin e objektivave programore, duke theksuar se aktivitetet e Agjencisë Kombëtare janë pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e përpjekjeve të shtetit për integrimin e sistemit arsimor maqedonas në hapësirën arsimore evropiane”, thuhet në njoftimin e MASH.

Nga atje thonë se si autoritet kombëtar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon ta ndjekë punën e Agjencisë dhe, përmes komunikimit të rregullt me institucionet dhe organet arsimore dhe shkencore në kuadër të Komisionit Evropian, garanton funksionim të duhur dhe optimal, si dhe përmirësim të vazhdueshëm të kapaciteteve të institucionit./Telegrafi/

MASH: Ana Mihajllov do të udhëheq me Agjencinë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane “Erasmus” appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version