
Nga LSDM sot akuzojnë kryeministrin Hristijan Mickoski se mori gjyqësorin dhe prokurorinë në duart e veta dhe tani po mburret me vendimet gjyqësore që ka fituar kundër tyre.
“Natyrisht, Mickoski ka fituar një vendim.
Por çuditërisht, pse po e shpall sot këtë “sukses” të madh të gjyqësorit të Mickoskit?
Pikërisht kur shpallëm një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për Rezolutën jokushtetuese me të cilën duan ta heshtnin opozitën nga të folurit për marrëveshjen e emigrantëve për para!
A po planifikon Mickoski të ushtrojë presion mbi Gjykatën Kushtetuese që të vendosë “shpejt” për iniciativën e LSDM-së?
LSDM nuk do të lejojë shtypjen e demokracisë dhe lirisë së medias”, thonë nga LSDM.
Nga atje shtojnë se ata do të luftojmë për Maqedoninë me të gjitha mekanizmat demokratikë, madje edhe para institucioneve ndërkombëtare./Telegrafi/





