Close Menu
    What's Hot
    PSG kualifikohet në finale, fiton me katër gola kundër Realit

    09/07/2025
    Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza

    Toshkovski: Dyshojmë se disa nga zjarret janë vënë qëllimisht

    Deri të premten temperaturat do të ulen, moti i nxehtë në Maqedoni do të rikthehet në fundjavë

    09/07/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza

      Toshkovski: Dyshojmë se disa nga zjarret janë vënë qëllimisht

      09/07/2025
      Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza

      Deri të premten temperaturat do të ulen, moti i nxehtë në Maqedoni do të rikthehet në fundjavë

      09/07/2025
      Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza

      Takimi Siljanovska Davkova-Sllaveski: Të ruhet stabiliteti makroekonomik dhe të stimulohen investimet e reja

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Maqedonia»Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza
    Maqedonia

    Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza

    09/07/20255 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza

    Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shënoi 11 korrikun, Ditën Ndërkombëtare e Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

    Kryeparlamentari Afrim Gashi, u shpreh se mbi 8.000 jetët e shuara padrejtësisht nuk janë vetëm histori e trishtë e Srebrenicës, por janë një traumë kolektive dhe një thirrje e fuqishme për drejtësi dhe reflektim. Këtë më pas e lidhi edhe me atë që po ndodh në Gazë.

    Pjesë nga fjalimi i kryeparlamentarit Gashi:

    Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke iu dëshiruar mirëseardhje të ngrohtë, kam nderin e veçantë, por edhe përgjegjësinë e rëndë që t’ju drejtohem në këtë ngjarje përkujtimore të organizuar me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Ky tubim nuk është një akt formal, por një akt i domosdoshëm moral, njerëzor dhe demokratik për të nderuar dhe mos harruar kurrë këtë plagë të thellë të njerëzimit. Në këtë sallë, jemi për të dëshmuar se kujtesa në vetvete është një akt drejtësie.
    Sot, edhe tridhjetë vjet më vonë, ne e ndjejmë se as gjaku nuk është tharë, as lotët nuk kanë reshtur e as dhimbja nuk është tretur. Është kjo një tragjedi që të gjithëve na e ndal frymën dhe na i harxhon fjalët. Тë flasësh për Srebrenicën nuk është aspak e lehtë. Çdo fjalë, çdo mesazh, çdo frazë që mund të them sigurisht është më e zbrazët e më e dobët, por edhe e pamjaftueshme për ta përshkruar thellësinë e dhimbjes që është përjetuar më 9-11 korrik të vitit 1995 në Bosnjë. Mbi 8.000 jetët e shuara padrejtësisht nuk janë vetëm histori e trishtë e Srebrenicës, por janë një traumë kolektive dhe një thirrje e fuqishme për drejtësi dhe reflektim.
    Në radhë të parë, dua t’i kujtojmë dhe nderojmë viktimat që humbën jetën në mënyrë të pafalshme. Ata do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë dhe në ndërgjegjen e njerëzimit. Kujtimi i tyre është themeli mbi të cilin duhet ta ndërtojmë përgjegjësinë tonë morale. Kur e vizitojmë varrezën e Potoçarit në Srebrenicë, ne kemi ndjenjën se çdo gur aty na qorton që jeta e tij u shua në mënyrë të pamëshirshme vetëm sepse përkatësia e tij etnike dhe fetare kishte qëlluar në vendin “e gabuar” dhe në kohën “e gabuar”. Heshtja mortore e Potoçarit është britma e ndërgjegjes njerëzore dhe klithma për ta tërhequr vëmendjen e botës se për sa pak indiferencë ka nevojë Luciferi që një incident të vogël ta shndërrojë në gjenocid. Dhe, për fat të keq, Srebrenica nuk është e fundit. Një Srebrenicë tjetër, madje me përmasa shumë më të mëdha, po ndodh sot në Gaza, ku një popull është ekspozuar në zhdukje fizike dhe po vdes jo vetëm nga plumbat e granatat, por edhe për mungesë të bukës. Luciferit nuk i ka mjaftuar Srebrenica dhe, si duket, nuk do t’i mjaftojë as Gaza.
    Ne nuk guxojmë të jemi indiferentë përballë gjenocidit, gjuhës së urrejtjes, relativizmit historik dhe kërcënimeve ndaj paqes. Të gjithë kemi një detyrim moral dhe politik të mos lejojmë që e kaluara të heshtet, të falsifikohet e, mos dhashtë Zoti, të harrohet.
    Gjenocidi nuk është një çështje që i takon vetëm një populli, por as nuk është pronë e së shkuarës. Ai është një mesazh për të tashmen dhe për të ardhmen. Prandaj e jona nuk është vetëm të kujtojmë, por edhe të reflektojmë, të flasim dhe të nxjerrim mësim.
    Dhe, ja tash, jemi përsëri këtu – tri dakada pas Srebrenicës – që ta pyesim veten: a kemi bërë sa duhet për të ndërtuar një Ballkan ku drejtësia dhe paqja triumfojnë mbi mohimin dhe urrejtjen?; A kemi ngritur breza që mësojnë për Srebrenicën, jo vetëm si një kapitull i errët, por edhe si një mësim jetik për ta ndërtuar të ardhmen?; A kemi ndërtuar dialog dhe ura mirëkuptimi apo i kemi inkurajuar narrativat që ushqejnë urrejtje dhe përçarje? A kemi arritur të dalim mbi përkatësitë tona të ngushta identitare në gjerësinë e përkatësisë së robërve të Zotit, që u krijuan nga Ai me dashuri dhe u sfiduan me përgjegjësi? Këto janë pyetje që presin prej nesh jo vetëm përgjigje të sinqerta, por edhe veprime konkrete.
    Nëse ne të gjithë, pa marrë parasysh identitetin tonë etnik e fetar, por edhe pozicionin tonë shoqëror, do të jemi më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për jetën e njeriut, për dinjitetin e njeriut, jam i bindur se kurrë nuk do të ndodhte Srebrenica. Është indiferenca jonë kolektive ndaj tjetrit, është prepotenca jonë se “kjo nuk po ndodh në oborrin tim” dhe është neglizhenca duke menduar se gjithnjë kemi punë më të rëndësishme se kujdesi për njeriun, ato që bëhen armë dhe ushqim për Luciferin dhe luciferizmin, që këto vese t’i përkthejë në tragjedi njerëzore. Të nderuar të pranishëm, më 11 korrik 1995 nuk u vranë vetëm 8000 e më shumë boshnjakë në Srebrenicë, por u vra njerëzimi dhe njerëzorja. Andaj, derisa u përulemi me nderim viktimave të Srebrenicës, ju inkurajoj të angazhohemi që e kaluara të mos përsëritet. Le ta bëjmë kujtesën një akt që ndërton jo vetëm memoriale, por edhe shoqëri më të drejta, më të ndjeshme dhe më humane. Sepse, siç thotë proverbi i njohur, “Kushdo që e harron të kaluarën, është i ndëshkuar ta jetojë përsëri.”

    Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza appeared first on Telegrafi.

    Lexo edhe:

    1. Lëvizja Besa: Po i vjen fundi BDI-së dhe LSDM-së
    2. Arrestohet një person nga Haraçina, pranoi se ka kryer gjashtë vepra penale
    maqedonia
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza

    Do të rriten çmimet e shërbimeve hotelierike në objektet e Qeverisë

    25/07/20242 Mins Read
    Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza

    Aksion policor në zonën e Shkupit, janë ndaluar 28 persona

    01/06/20242 Mins Read
    Siljanovska dhe Pendarovski do të përballen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

    25/04/20241 Min Read
    Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza

    Klinika “Zhan Mitrev”: Ekzaminimi me ultratinguj i sistemit muskuloskeletor

    05/04/20241 Min Read
    Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza

    Toshkovski: Me emrin e vjetër vlejnë 272.000 patentë shoferë

    12/02/20242 Mins Read
    Top Posts
    PSG kualifikohet në finale, fiton me katër gola kundër Realit

    PSG kualifikohet në finale, fiton me katër gola kundër Realit

    09/07/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    PSG kualifikohet në finale, fiton me katër gola kundër Realit Sport

    PSG kualifikohet në finale, fiton me katër gola kundër Realit

    09/07/20251 Min Read

    Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i Kupës së Botës për Klube. Kampioni i Europës…

    Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza

    Toshkovski: Dyshojmë se disa nga zjarret janë vënë qëllimisht

    09/07/2025
    Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza

    Deri të premten temperaturat do të ulen, moti i nxehtë në Maqedoni do të rikthehet në fundjavë

    09/07/2025
    Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza

    Takimi Siljanovska Davkova-Sllaveski: Të ruhet stabiliteti makroekonomik dhe të stimulohen investimet e reja

    09/07/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne

    Rreziku nga mikroplastika në ambalazhet e ushqimit

    09/07/2025
    Kim Kardashian kapet duke e kërkuar veten në Google

    Arrestimi i Noizyt në Zvicër, reagon ekipi menaxherial i tij

    Me te lexuara
    PSG kualifikohet në finale, fiton me katër gola kundër Realit

    PSG kualifikohet në finale, fiton me katër gola kundër Realit

    09/07/2025
    Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza

    Toshkovski: Dyshojmë se disa nga zjarret janë vënë qëllimisht

    09/07/2025
    Kuvendi i RMV-së përkujtoi Srebrenicën, Gashi: Fatkeqësisht po ndodh edhe një tjetër gjenocid në Gaza

    Deri të premten temperaturat do të ulen, moti i nxehtë në Maqedoni do të rikthehet në fundjavë

    09/07/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.