minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Kuvendi cakton për nesër seancën për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut - Shqiperia.info

Nga Kuvendi njoftojnë se kanë pranuar propozimin e Qeverisë për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, por edhe të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Lexo po ashtu
Talat Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend propozimin për shkarkimin e ministrave Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu

Seanca mbi këtë propozim është caktuar për ditën e nesërme.

“Materiali nga Qeveria është marrë, shërbimet janë duke e shqyrtuar dhe më pas do t’u dërgohet të gjithë deputetëve. Për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të debatohet në seancën e radhës të Kuvendit, pra nesër, e premte, 09.02.2024”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kuvendi cakton për nesër seancën për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version