minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Moti sot në Maqedoninë e Veriut - Shqiperia.info

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në drejtim të Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura maksimale do të jetë prej 6 deri në 13 gradë, njofton Administrata për Çështje Hidrometeorologjike.

Nga e hëna do të kemi temperatura me diell, mbi mesataren me vranësira lokale. Do të fryjë erë e lehtë. Temperatura minimale do të jetë -5, ndërsa ajo maksimale deri në 20 gradë.

Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët është matur në Berovë -8, më pas në Kodrën e Diellit, -6 Shkup-Petrovec, Manastir, Krushevë, Mavrovë, -5 Strumicë, Demir Kapi, Kriva Pallankë, Shtip, -4 Tetovë, Prilep, Pretor, Ohër, Dibër , -3 Veles, Vinicë, -2 Kavadar, 2 Dojran, 3 Gjevgjeli. /Telegrafi/

Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version