minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
KSHZ deri më tani ka pranuar shtatë deklarata për pranimin e iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve për të kandiduar për president - Shqiperia.info

Deri më tani, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) janë dorëzuar gjithsej shtatë deklarata për pranimin e iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve për të kandiduar për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga nesër nis mbledhja e nënshkrimeve për listat e kandidatëve për president të vendit.

Nga KSHZ-ja njoftojnë se tre nga parashtruesit e deklaratave Velo Markovski, Biljana Vankovska Cvetkovska dhe Stevço Jakimovski do të mbledhin nënshkrime për kandidaturë në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe para noterëve që i kanë caktuar.

“KSHZ ka publikuar listat e noterëve ku do të mblidhen nënshkrimet për kandidimin për Velo Markovski, Biljana Vankovska Cvetkovska dhe Stevço Jakimovski”, thonë nga KSHZ.

Siç njoftojnë nga KSHZ-ja, nënshkrimet për të kandiduar për president katër nga parashtruesit do t’i mbledhin në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor: Tome Nikolloski, Bujar Osmani, Popovski dhe Maksim Dimitrievski./Telegrafi/

KSHZ deri më tani ka pranuar shtatë deklarata për pranimin e iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve për të kandiduar për president appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version