
Fondi për Sigurim Shëndetësor kthehet në konceptin e vjetër dhe atë nuk do ta drejtojnë dy drejtorë, por një.
Siç është theksuar sot në konferencën për shtyp, FSHSH krahas drejtorëve do të ketë edhe zëvendës-drejtor.
“Koncepti i organit drejtues prej dy drejtorëve, të cilët janë përgjegjës në mënyrë të barabartë për punën e Fondit ndërpritet dhe kthehet koncepti i drejtorit dhe zëvendës-drejtorit, që ka ekzistuar deri në vitin 2007”, theksoi drejtori i përgjithshëm i Fondit, Sasho Klekovski.
Ai dhe drejtori i përgjithshëm Branko Axhigogov paraprakisht informuan për vendimet më të reja ligjore në lidhje me rritjen e numrit të përpjekjeve për fertilizim të ndihmuar biomjekësor (FNB) në ngarkesë të Fondit.
Klekovski: FSSH do të ketë vetëm një drejtor appeared first on Telegrafi.