minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Javën e kaluar janë regjistruar 45 persona të infektuar me COVID-19 - Shqiperia.info

45 raste të reja pozitive me Covid-19 janë regjistruar nga data 23 deri më 29 shtator, ndërsa janë evidentuar dy persona të vdekur, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar pasditen e sotme.

“Në javën e kaluar janë regjistruar të sëmurë në 10 qytete. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Demir Hisar. Personat e prekur janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, me numrin më të madh të rasteve të raportuara në grupmoshat mbi 60 vjeç”.

“Gjatë javës së fundit statusin e “të shëruarit” e kanë marrë 68 persona. Gjatë javës së kaluar janë raportuar dy persona të vdekur me Covid-19, nga Demir Hisari dhe Ohri, të grupmoshës mbi 65 vjeç”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Këtë vit, deri ditën e djeshme janë regjistruar gjithsej 1669 të sëmurë dhe 23 persona të vdekur të lidhur me këtë virus.

Javën e kaluar janë regjistruar 45 persona të infektuar me COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version