
Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale – “Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose eksplozivë” sipas nenit 396, paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Batinc, oficerët e policisë gjetën armë dhe një sasi të madhe municionesh – tre pistoleta dhe gjithsej 643 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe të destinuar për lloje të ndryshme armësh”.
“Prokurori publik vlerësoi se janë përmbushur bazat ligjore, përkatësisht rreziku i arratisjes dhe mundësia e përsëritjes së krimit, dhe i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për të përcaktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin”, thonë nga MPB.
Iu gjet armë dhe municion në shtëpi, Prokuroria nis hetim ndaj një personi nga Batinca e Shkupit appeared first on Telegrafi.