Nga kabineti e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, kanë thonë se kryetari nuk mund të mbledhë Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, i cili do të kishte pikën për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e veçanta të të forcave të sigurisë, për faktin se Komisioni kishte mbajtur tashmë një seancë në orën 11:00.
“Sa i përket pyetjeve tuaja sot nëse kryetari Gashi do ta thërrasë Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, ku do të përfshihet edhe pika për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonia e Veriut dhe anëtarët e familjeve të tyre, ju njoftojmë për sa vijon: Sipas nenit 126, paragrafi 3 i Rregullores së Punës, i cili thotë: “Nëse kryetari i trupit punues nuk e thërret mbledhjen kur është i obliguar ta bëjë këtë ose nëse trupi punues nuk ka kryetar mbledhjen e thërret kryetari i Kuvendit dhe seancën e drejton anëtari i trupit punues që do ta caktojë kryetari i Kuvendit deri në fund të seancës”.
Ju njoftojmë se Kryetari i Kuvendit si punë nuk mund ta thërrasë seancën e komisionit në fjalë sepse ajo tashmë është thirrur dhe mbajtur sot në ora 11:00 nga kryesuesi i komisionit”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Gashit për “TV21”.
Kuvendi i RMV-së: Afrim Gashi nuk do ta thërrasë Komisionin për ligjin për “branitellat” appeared first on Telegrafi.