Ndonëse u promovua se koalicioni VLEN do të shndërrohet në një parti të vetme politike, kjo nuk u arrit, që sipas Zeqirija Ibrahimit, arsyet janë juridike por ka të bëjë edhe me dallimet mes partive të koalicionit, shkruan TV21.

Ibrahimi tha se në rast se VLEN bëhet një parti e vetme, do të humben financat që merren nga shteti që siç thotë, për këtë nuk është gjetur një zgjidhje juridike. Nga ana tjetër, ai tha se i kanë unifikuar vetëm pikat e përbashkëta, ndërsa duhet të debatohet për dallimet që kanë partitë e koalicionit.

“Arsyet janë juridike. Që të bëhet VLEN subjekt politik dhe ne që jemi eksponent të partive dhe të shkojmë në VLEN, nuk kemi të drejtë që në të njëjtën kohë të jemi anëtarë të dy partive politike. Po t’i shuajmë partitë aktuale politike, e shuajmë edhe financimin që vjen nga shteti për numrin e këshilltarëve e të deputetëve. Nuk kemi gjetur një zgjidhje juridike që mos ta humbim këtë mbështetjen financiare që e jep shteti për partitë politike se pastaj bëhet e rëndë edhe ekzistenca e vet partive politike. Pjesa tjetër është çështje politike. Ne i kemi unifikuar ato pikat që i kemi të përbashkëta por nuk është që i kemi rrafshuar edhe pikat çfarë mund të na dallojnë neve”, tha Zeqirija Ibrahimi. /Tv21

Share.
Exit mobile version