
Gjykata Kushtetuese informon se nuk është marrë ende vendim përfundimtar në rastin U.br.13/2025, mbi nenin 2 të Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, i cili rrit pensionet (i njohur në opinion si rritje lineare).
Gjykata thekson se në seancën e 24-të të mbajtur më 19.11.2025, me shumicë votash, shprehu dyshime për kushtetutshmërinë e nenit 2 të Ligjit. Faza e dytë e procedurës është duke u zhvilluar, në të cilën kërkohen mendime nga hartuesi dhe propozuesit e Ligjit, pas së cilës do të pasojë një vendim përfundimtar.
Opinioni do të njoftohet kur ky rast do të vihet në seancë për votim.
Mickoski: Gjykata Kushtetuese dhe Kacarska kanë hequr rritjen lineare të pensioneve, mbi 70 përqind e pensionistëve do të marrin pension më të ulët
Lidhur me pyetjet nëse Gjykata Kushtetuese ka filluar procedurë për të gjitha rritjet lineare që u janë paguar pensionistëve deri më tani, Gjykata informoi se nuk do t’i shqyrtojë dispozitat që mbulojnë rritjen e pensioneve me 2.500 denarë (të paguara në shtator 2024 dhe mars 2025) sepse në seancën e mbajtur më 19 nëntor, Gjykata hodhi poshtë iniciativën për shqyrtimin e neneve 3 dhe 18 që rregullonin atë rast, për shkak të faktit se ato ishin të natyrës kohore dhe nuk janë më pjesë e qarkullimit ligjor.
Kryeministri, Hristijan Mickoski, deklaroi sot se më shumë se 70 përqind e pensionistëve do të marrin pensione më të ulëta duke filluar nga muaji i ardhshëm për shkak të iniciativës së gjyqtares kushtetuese, për të cilën vendimi është nënshkruar tashmë./Telegrafi/




