Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale – Shkup sot refuzoi propozimin e mbrojtjes për heqjen e paraburgimit të të pandehurve Nino Vasev dhe Nehat Nuhi në rastin “Onkologjia 2”, edhe pse u ofruan garanci pasurore me vlerë mbi 350.000 euro. Gjykata vlerësoi se rrethanat për zbatimin e masave më të buta nuk kanë ndryshuar, dhe njëkohësisht sqaroi se nuk ka kompetencë të vendosë për garanci në këtë fazë të procedurës. Në të njëjtën seancë dëgjimore u dëgjua edhe një përfaqësues i Entit Shtetëror të Revizionit, i cili shpjegoi në detaje revizionin e Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë për vitin 2021, duke theksuar dobësitë, parregullsitë dhe mospërputhjet me rregulloret ligjore dhe u përgjigj në një sërë pyetjesh nga Prokuroria, mbrojtja dhe vetë të pandehurit.
Në shpjegimin për propozimin e refuzuar për refuzimin e masës së paraburgimit gjyqtarja Sllavica Naumova-Josifovska në seancën e sotme tha se nuk janë ndryshuar rrethanat në procedurë që të lejojnë zbatimin e masave më të buta.
“Propozimi i mbrojtjes për heqjen e masës së paraburgimit dhe zëvendësimin e saj me arrest shtëpiak nuk pranohet në këtë fazë të procedurës, duke pasur parasysh se nuk ka pasur rrethana të ndryshuara që tregojnë se i njëjti qëllim për të cilin është caktuar masa e paraburgimit mund të arrihet me një masë më të butë, përkatësisht konsiderohet se arsyet për të cilat është caktuar masa e paraburgimit dhe më pas është zgjatur vetëm në përputhje me nenin 165, paragrafi 1, pika 1 e Kodit të Procedurës Penale në lidhje me dy të pandehurit ende ekzistojnë, aq më tepër që këshilli penal i gjykatës shqyrton nevojën për zgjatjen e saj çdo 30 ditë” tha gjyqtarja.
Në lidhje me garancinë pasurore të ofruar, gjykata sqaroi se nuk ka kompetentë të vendosë për garancionin në këtë fazë të procesit.
“Në lidhje me dispozitën e nenit 154 të KPP , kompetenca për vendimmarrje të garancisë pas konfirmimit të aktakuzës është e këshillit nga neni 25 paragrafi 5 i KPP, prandaj këshilli gjyqësor nuk ka autoritet në pajtim me KPP-në për vendimmarrje për garancinë gjatë procedurës, megjithatë palët nuk e humbin të drejtën se një propozim të tillë sërish do ta nxjerrin para këshillit gjyqësor”, plotësoi ajo.
Ai u përgjigj edhe në pyetjet e kryqëzuara të mbrojtjes dhe në pyetjen e të pandehurve Nino Vasev dhe Nehat Nuhi, të cilat lidheshin me rolet, kompetencat dhe praktikat në punën e klinikës.






