Policia ka regjistruar tetë raste të dhunës familjare gjatë 24 orëve të fundit në disa qytete të vendit, ndërsa pesë persona janë privuar nga liria.

Rastet përfshijnë sulme fizike ndaj bashkëshortëve, partnerëve, fëmijëve dhe familjarëve të tjerë, ndërsa në disa prej tyre janë raportuar edhe kërcënime dhe lëndime trupore.

Autoritetet bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rasteve dhe ndaj të dyshuarve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Njoftimi i MPB-së:

Më 23.05.2026 në orën 19:45 në Probishtip, nëpunës policorë nga NJPB Probishtip e privuan nga liria I.A. (46) nga Probishtipi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 18:00 kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij S.A., duke përdorur edhe një send druri.Më 23.05.2026 në orën 23:35 në rrugën “11 Shtatori” në Kërçovë, nëpunësit policorë e privuan nga liria Q.A. (43 ) nga rrethina e Kërçovës, duke vepruar pas denoncimit paraprak të ish-partneres së tij 22-vjeçare se rreth orës 21:42 në Kërçovë e kishte sulmuar fizikisht.Më 23.05.2026 në orën 23:00 në SPB Shkup, një grua 33-vjeçare denoncoi se në orën 18:30 në shtëpinë familjare në zonën e Qendrës në Shkup, pas një grindjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 35-vjeçar, me ç’rast i është përgjigjur me të njëjtin reagim. Më vonë, më 24.05.2026 në orën 01:00, burri 35-vjeçar denoncoi se më 23.05.2026, në shtëpinë familjare, pas një grindjeje, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 33-vjeçare.Më 23.05.2026 në orën 19:44 në SPB Shkup, një grua 35-vjeçare denoncoi se më 17.05.2026, rreth orës 20:00, në një banesë në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup ishte sulmuar me një send të fortë nga partneri i saj S.M.Më 23.05.2026 në orën 21:00 në SPB Tetovë, një 51-vjeçar nga një fshat i Tetovës denoncoi se më 20.05.2026 në oborrin e shtëpisë familjare, vëllai i tij S.J. e kishte sulmuar fizikisht djalin e tij dhe i ishte kërcënuar edhe atij për shkak se ka tentuar që ta mbrojë fëmijën.Më 23.05.2026 në orën 11:45, nëpunës policorë nga NJPB Manastir e privuan nga liria D. XH. (40) nga Manastiri. Sipas denoncimit, më 23.05.2026 në orën 07:40 në SPB Manastir, një vajzë 17-vjeçare nga Manastiri kishte denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, me ç’rast ka marrë lëndime të rënda trupore.Më 23.05.2026 në orën 21:15, nëpunës policorë nga NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria V.B. nga Kriva Pallanka, pasi kishte sulmuar fizikisht babain e tij 65-vjeçar.Më 23.05.2026 në orën 15:40, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e privuan nga liria V.L. (42 vjeç) nga Negotina, duke vepruar pas një denoncimi paraprak të vajzës së tij 19-vjeçare se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar. Sipas denoncimit, ajo dhe vëllai i saj i mitur përjetonin çdo ditë dhunë fizike dhe psikologjike nga ana e tij. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik, Qendra për Punë Sociale Negotinë dhe i është dhënë Aktvendim nga Gjykata Themelore Negotinë me masa të shqiptuara për largim nga shtëpia dhe ndalim për afrim në shtëpinë e viktimës për një periudhë prej 15 ditësh.Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, kundër autorëve do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

Share.
Exit mobile version