MPB njofton se kanë kryer bastisje në Veles, nga ku janë ndaluar dy persona, ndërsa janë zbuluar edhe lëndë narkotike.

Më 22.07.2025 në orën 20:40, oficerët e Policisë së Velesit kanë ndaluar S.K. (46) dhe M.T. (44), të dy nga Velesi. Ata u vunë re nga oficerët e policisë në momentin kur M.T. po i shiste S.K.-së një pako me substancë pluhur.

Më vonë, me urdhër gjykate, u krye një bastisje në shtëpinë e M.T., gjatë së cilës u gjetën dhe u sekuestruan një substancë e bardhë e kokrrizuar, një substancë pluhur e bardhë, një substancë pluhur ngjyrë kafe, një pako me substancë të kokrrizuar, tre fishekë kalibri 9 mm, një peshore dixhitale dhe para.

Pas dokumentimit të ngjarjes, do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Ndalohen dy persona në Veles, kapen me armë dhe lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version