
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot takoi kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kasami në konferencën e përbashkët për shtyp tha se kjo është hera e parë që një kryetar i Kuvendit viziton komunën e Tetovës.
Kasami njoftoi se në bashkëpunim me Kuvendin do të hapin zyrën e deputetit e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Kasami tha se zyra e deputetit do të jetë tek hapësira e “Radio Tetovës”.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi njoftoi se zyra e deputetit do të mundësojë që qytetarët të komunikojnë me deputetët e tyre.
“Zyra e deputetit do të mundësojë që qytetarët e komunës së Tetovës të takohen me deputetët nga zona e tyre”, tha Gashi.
Gashi gjithashtu tha se në dhjetët ditët e para të muajit gusht do të caktohet disa e zgjedhjeve lokale në vend.
Kasami gjithashtu njoftoi se të gjitha kandidatët për komuna do të jenë si propozim i VLEN-it./Telegrafi/
Gashi tregon ditët kur do të shpallen zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.