Pas thirrjes së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili dje në seancën për pyetje të deputetëve i bëri thirrje opozitës të mbështesë ndryshimet në Kodin Zgjedhor për një njësi zgjedhore, sot lideri i Lidhjes Socialdemokrate Venko Filipçe deklaroi se janë të gatshëm të diskutojnë për propozimin, por se për një propozim të tillë duhet të diskutohet me të gjitha partitë politike.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë për çdo gjë, por kjo është një çështje në të cilën duhet të marrin pjesë të gjitha partitë politike sepse nuk është vetëm çështja e një njësie zgjedhore, por ekziston edhe çështja për cenzusin, për listat e hapura”, deklaroi sot Filipçe para fillimit të ngjarjes “Progresi i Maqedonisë së Veriut në procesin e Berlinit dhe Plani për rritje”, organizuar nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS).

Kryeministri Mickoski dje nga foltorja e Kuvendit tha se me ndryshimet do t’i mundësohet edhe diasporës të votojë dhe theksoi se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të votojë për ndryshimet.

Filipçe: Jemi të gatshëm të diskutojmë për një njësi zgjedhore appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version