Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Hanet e Mavrovës, 18 litra për metër katror, pastaj vijon Gjevgjelia me 17, Pozharanë dhe Kodra e Diellit 16, Berovë, 15, Tetovë, 14, tregojnë matjet e DPHM-së. Në Lazaropolë kanë rënë 10 litra për metër katror, nëntë në Strumicë, pesë në Kumanovë dhe Krushevë, katër në Shkup-Petrovec dhe Pretor, dy në Manastir dhe Pozhar dhe nga një në Shkup-Zajçev Rid, Vinicë, Kavadar, Veles, Kriva Pallankë, Gjurishtë dhe Topolçan.

DPHM edhe për sot paralajmëroi mot pjesërisht me vranësira dhe reshje lokale të herëpashershme shiu. Në disa vende reshjet do të jenë më të bollshme (mbi 30 litra për metër katror në 24 orë) me kushte për stuhi me bubullima dhe erëra të forta. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 19 gradë.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme, me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë 18 gradë.

Share.
Exit mobile version