Lihen në fuqi masat për numrin dy të pezulluar të qeverisë, Belinda Balluku, së bashku me vartësit e saj, krerët e ARRSH dhe të KESH.
Ballukut iu komunikua edhe vendimi që e ndalon të dalë nga Shqiperia një kërkesë kjo e Prokurorisë së Posaçme dhe e vendosur nga Gjykata Antikorrupsion.
Dy vartësit e saj, Gentian Gjyli i ARRSH dhe Erald Elezi i KESH, u lanë në në masa arresti shtëpiak ndaj drejt Gjykatës u shoqëruan nga forca policie.
Seanca gjyqësore, e planifikuar për në orën nëntë, u shty me dy orë pas kërkesës së bërë nga avokatët e tre të pandehurve për tu njohur me aktet dhe fashikujt e dosjes hetimore qe i shërbyen gjykatës për t’i caktuar masat e sigurisë.
Balluku i la ambientet e Gjykatës rreth orës 9:45 për tu rikthyer në orën 11:00. Brenda Gjykatës Antikorrupsion ajo priti katër orë gjykatësin, Erion Çela për t’i dhënë vendimin e pezullimit dhe ndalimit të daljes nga vendi.
Belinda Balluku sipas vendimit të së enjtes është pezulluar si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe si zëvendës kryeministre. Kjo për shkak të dyshimeve se ka kryer dy herë shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, fillimisht me tunelin e Llogarasë e më pas nga hetimet u zbuluan edhe abuzime me lotin 4 të Unazës së Madhe.
Tenderi për ndërtimin e tunelit ka pasur një fond limit 190 milionë euro, kurse ai e Unazës së Madhe, 20 milionë euro. Sipas SPAK, autoriteti kontraktues ka paracaktuar fituesit dhe ka zgjedhur ofertën më të madhe, dhe rrjedhimisht duke shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit.

