Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 00:00, një zjarr ka shpërthyer në një banesë në rrugën “4 Korriku” në Kërçovë që si pasojë, ka humbur jetën 72-vjeçarja që ishte edhe pronare e banesës. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

“Më 07.05.2025, në orën 23:32, në SPB Kërçovë është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në një banesë në rrugën “4 Korriku” në Kërçovë, në pronësi të Z.S. (72) nga Kërçova. Si pasojë e lëndimeve të marra në zjarr, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë pronarja Z.S., dhe vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë”.

“Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip nga SPB Kërçovë dhe një prokuror publik, dhe me urdhër të tij, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e SPB Kërçovë.

Digjet një banesë në Kërçovë, ndërron jetë një e moshuar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version