minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Caktohet 30 ditë paraburgim për 21-vjeçarin i cili dyshohet se ka vrarë një ushtar në Maqedoni - Shqiperia.info

Dje, zyrtarët policorë nga DPB Makedonski Brod nën kuadër të SPB Manastir kanë shoqëruar në Prokurorinë Themelore Publike Kërçovë 21-vjeçarin D.D. nga fshati Suvodol, komuna e Makedonski Brodit, i cili paraprakisht ishte ndaluar, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vrasje”, njoftojnë nga MPB.

“Personit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe do të jetë në burgun e Manastirit”, shtojnë nga MPB.

Dje nga Prokuroria njoftuan se i dyshuari me paramendim ka privuar nga jeta një personi në oborrin e një shtëpie në fshatin Kallugjerec, duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri me një plumb të pushkës së gjahut.

“Viktima është ushtar profesionist i URM-së, 31-vjeçar, por shkak i vrasjes ka qenë një mosmarrëveshje verbale banale e karakterit privat”, thonë mes tjerash nga Prokuroria./Telegrafi/

 

 

Caktohet 30 ditë paraburgim për 21-vjeçarin i cili dyshohet se ka vrarë një ushtar në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version