minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Detaje nga aksidenti në Çair, janë lënduar dy persona – njëri ka përfunduar në urgjencë - Shqiperia.info

Dy persona të lënduar dhe tri vetura të dëmtuara – është bilanci i aksidentit të sotëm në Çair, në udhëkryqin në bulevardin “Cvetan Dimov” apo rruga e “Jahja Pashës”, bëjnë të ditur nga SPB Shkup për TV21.

Aksidenti ka ndodhur në ora 18:00, ndërkaq e përfshirë është edhe një veturë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lexo po ashtu
Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

“Aksidenti ka ndodhur në ora 18:00. Janë të përfshira vetura “Porshe” me targa të Shkupit, vetura “Pasat” me targa të Shkupit dhe vetura “Shkoda” në pronësi të MPB-së. Dy persona, për të cilët nuk dihen se në cilën veturë kanë qenë, kanë pësuar lëndime trupore. Njëri është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Shkupit, tjetri në Urgjencën e Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza”. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup”, bëjnë të ditur nga SPB Shkup.

Detaje nga aksidenti në Çair, janë lënduar dy persona – njëri ka përfunduar në urgjencë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version