minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Demiri: Ministria e Shëndetësisë i kushton vëmendje të veçantë parandalimit të tuberkulozit në vend - Shqiperia.info

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, në një konferencë për shtyp sot në rast të Ditës Botërore kundër Tuberkulozit, theksoi përkushtimin e Ministrisë ndaj parandalimit të kësaj sëmundjeje në vend.

Si specialist-infektolog, por edhe si ministër i shëndetësisë i vetëdijshëm për rëndësinë e luftës kundër tuberkulozit, besoj se do të kontribuojmë në krijimin e kushteve për të qenë pjesë e gjeneratës që do të shkruajë kapitullin e fundit të tuberkulozit, theksoi ai.

Edhe pse tuberkulozi vazhdon të jetë një problem global shëndetësor, Drejtori i Institutit për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozit, Sead Zeinel, njoftoi për një rënie të vazhdueshme të rasteve të reja në vend në 15 vitet e fundit. Megjithatë, ai theksoi nevojën për përpjekje të vazhdueshme për të ngushtuar hendekun midis rasteve të raportuara dhe numrit real, sidomos pas ndikimit të pandemisë së COVID-19.

Trajtimi i pabarazive shëndetësore është imperativ. Ne duhet të trajtojmë barrierat me të cilat përballen popullatat e margjinalizuara dhe të rrezikuara në aksesin e kujdesit shëndetësor për TB. Nevojitet veprim në nivel kombëtar, rajonal dhe global për tejkalimin e pabarazive dhe diskriminimit, duke ofruar mbështetje për të gjithë individët që kanë nevojë për kujdes, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Pia Vraçko, këshilltare e OBSH-së për politikat shëndetësore. /Telegrafi/

Demiri: Ministria e Shëndetësisë i kushton vëmendje të veçantë parandalimit të tuberkulozit në vend appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version