minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Pezullohet ndihma shtetërore për “E-Go”, kompania “mëmë” në Gjermani ka paraqitur kërkesë për falimentim - Shqiperia.info

Drejtoria për për Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik (ZZHIT) si përfaqësues i Qeverisë së RMV-së në Marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore me kompaninë “e.Go” njofton se pezullohet zbatimi i Marrëveshjes dhe çdo procedurë e parashikuar për ndarjen e fondeve publike.

“Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit publik në lidhje me kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë “mëmë” në Gjermani. Kërkesa është dorëzuar në gjykatat kompetente në këtë vend. Me këtë, Drejtoria për ZZHIT, si përfaqësuese e Qeverisë, aktivizon mekanizmat mbrojtës në kontratën e nënshkruar, të cilat parashikojnë edhe këto rrethana (falimentim, likuidim), si parakusht për ndalimin e dhënies së ndihmës shtetërore”.

“Duke marrë parasysh interesin e qytetarëve, informojmë gjithashtu se pavarësisht kërkesave të parashtruara nga investitori, deri më tani nuk i janë ndarë fonde kompanisë”.

Lexo po ashtu
Fabrika “E-Go” në Tetovë mbetet investim në letër, Despotovski: Topi është te qeveria

“Për të gjitha hapat e mëtejshëm lidhur me këtë projekt dhe aktivitetet e mëtejshme lidhur me realizimin e mundshëm, Drejtoria për ZZHIT, si përfaqësuese e Qeverisë në këtë kontratë, si edhe më parë, do të veprojë plotësisht në mbrojtje të interesit publik dhe do të ofrojë informacion në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë.

Ndryshe, Qeveria në gusht të viti 2022 me shumë bujë paralajmëroi ndërtimin e një fabrike në Tetovë, e cila do të prodhonte makina elektrike, në të cilën do të punësoheshin 900 persona./Telegrafi/

Pezullohet ndihma shtetërore për “E-Go”, kompania “mëmë” në Gjermani ka paraqitur kërkesë për falimentim appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version