Si një SUV plotësisht elektrik, Cayenne i ri kombinon ADN-në e vërtetë të Porsche me teknologji dhe fuqi pionere: deri në 850 kW (1.156 PS), 0–100 km/h për 2,5 sekonda dhe deri në 400 kW fuqi karikimi, si dhe autonomi deri në 642 kilometra. Ky është modeli më i fuqishëm i Porsche i prodhuar ndonjëherë – dhe njëkohësisht më i gjithanshmi deri më sot: dinamik në rrugë, i sigurt në terrene të vështira dhe tepër komod për udhëtime të gjata.

Cayenne ishte modeli i parë që e solli legjendën e brandit sportiv Porsche në një segment krejtësisht të ri të tregut. Ky SUV sportiv u bë hit botëror menjëherë pas premierës në shtator 2002. Tani nis një epokë e re me Cayenne-in plotësisht elektrik. Gjenerata e re, elektrike, Cayenne Electric ofron performanca në një dimension krejtësisht të ri, me teknologji inovative të zhvilluara nga bota e motosportit. “Vendos standarde të reja në segmentin e SUV-ve – si në karakteristikat e drejtimit, ashtu edhe në karikim”, thotë Oliver Blume, kryetar i Bordit Ekzekutiv të Porsche AG. “Performanca e jashtëzakonshme elektrike takon përdorshmërinë reale të përditshme. Komoditeti i jashtëzakonshëm në distanca të gjata kombinohet me aftësi të pakompromis për off-road.”

Me rreth 36 përqind të shitjeve globale që janë makina sportive elektrike, Porsche është një nga prodhuesit që po transformohet më shpejt në vitin 2025. Cayenne Electric është piketa e radhës në këtë histori suksesi dhe plotëson gamën ekzistuese të modeleve Cayenne me motor me djegie dhe plug-in hibride, duke ofruar fleksibilitet të plotë në zgjedhjen e sistemit të fuqisë.

Performanca të nivelit super-sportiv

Familja plotësisht elektrike Cayenne fillimisht përbëhet nga dy modele: Cayenne Electric dhe Cayenne Turbo Electric – të dy me tërheqje në të gjitha rrotat dhe me Porsche Traction Management elektronik (ePTM).

Cayenne Turbo përshpejton 0–100 km/h për 2.5 sekonda, 0–200 km/h për 7.4 sekonda dhe arrin shpejtësi maksimale 260 km/h. Kjo fuqi e jashtëzakonshme elektrike është e mundur falë sistemit të ri të zhvilluar të motorit, i cili prodhon deri në 850 kW (1.156 PS) dhe deri në 1.500 Nm çift rrotullues me Launch Control të aktivizuar. Turbo ka ftohje me vaj direkte të motorit elektrik në boshtin e pasmë për të garantuar fuqi të vazhdueshme dhe efikasitet – një inovacion nga motorsporti. Në përdorimin normal ofron deri në 630 kW (857 PS). Me funksionin Push-to-Pass, mundësohen edhe 130 kW (176 PS) shtesë për 10 sekonda me një buton.

Modeli bazë Cayenne ofron 300 kW (408 PS) në përdorim normal dhe 325 kW (442 PS) me 835 Nm me Launch Control. Arrin nga 0 në 100 km/h për 4.8 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale 230 km/h.

Rikuperim në nivel Formula E

Cayenne Electric ofron gjithashtu rikuperim energjie lider në industri, duke arritur nivelet Formula E me deri në 600 kW fuqi rikuperimi. Në përdorimin e përditshëm, rreth 97% e frenimeve realizohen vetëm me motorët elektrikë, pa nevojë për frenat mekanike. Për Turbo, opsionalisht ofrohet sistemi Porsche Ceramic Composite Brake (PCCB).

Një pjesë e madhe e gjithanshmërisë së Cayenne Electric vjen nga shasia. Amortizimi ajror adaptiv me Porsche Active Suspension Management (PASM) është standard për të dy versionet. Turbo ka gjithashtu Porsche Torque Vectoring Plus (PTV Plus) me diferencë të pasme me bllokim. Të dy modelet mund të pajisen me drejtim të boshtit të pasmë deri në pesë gradë. Për herë të parë në Cayenne, ofrohet sistemi Porsche Active Ride, i cili kompenson pothuajse të gjitha lëvizjet e shasisë, duke garantuar stabilitet, dinamizëm dhe komoditet të jashtëzakonshëm.

Komoditet inovativ i karikimit: i shpejtë dhe i qëndrueshëm

Në qendër të modeleve plotësisht elektrike Cayenne është bateria e re 113 kWh me ftohje në dy drejtime që optimizon menaxhimin termik. Kjo siguron autonomi WLTP deri në 642 km për Cayenne Electric dhe deri në 623 km për Turbo.

Falë teknologjisë 800-voltëshe, Cayenne mund të karikohet me deri në 390 kW – dhe në kushte të caktuara deri në 400 kW. Nga 10% në 80% karikimi bëhet për më pak se 16 minuta; autonomi prej 325 km (Cayenne) ose 315 km (Turbo) mund të shtohet në vetëm 10 minuta. Qëndrueshmëria e performancës së karikimit ishte prioritet kryesor gjatë zhvillimit.

Dizajn i ri i jashtëm: progresiv dhe aerodinamik

Cayenne Electric kombinon proporcionet ikonike të Porsche me një gjuhë dizajni të përditësuar. “Cayenne i ri është qartësisht Porsche dhe qartësisht Cayenne. Ne kemi rafinuar elementet karakteristike dhe kemi ruajtur atë që e bën këtë SUV unik”, thotë Michael Mauer, drejtues i Style Porsche.

Karakteristikat kryesore përfshijnë pjesën e përparme të ulët me Matrix LED të holla, forma të fuqishme anësore dhe linjën e çatisë së pjerrët – tipike për dizajnin Porsche.

Silueta anësore theksohet nga dyer pa kornizë dhe forma 3D e paneleve. Aksentet anësore vijnë në Volcanic Grey Metallic dhe në Cayenne Turbo në të zezë me shkëlqim. Detajet në pjesën e pasme – si shiriti i ri LED me efekt 3D dhe logon e ndriçuar Porsche – theksojnë gjuhën moderne të dizajnit. Cayenne Turbo përfshin edhe elemente kontrasti në ngjyrën ekskluzive Turbonite.

Është i disponueshëm edhe një paketë Off-Road me qasje më të mirë në terrene të vështira. Me koeficient fryrjeje 0.25, Cayenne Electric është një nga SUV-të më aerodinamikë në klasën e tij, duke rritur autonominë dhe efikasitetin. Sistemi Porsche Active Aerodynamics rregullon elementet aerodinamike si krahët e ajrit në pjesën e përparme, spoileri adaptiv i çatisë dhe aeroflaps aktivë në pjesën e pasme të Turbo-s.

Një nivel i ri i përdorshmërisë, komoditetit dhe personalizimit

Cayenne Electric është 55 mm më i gjatë se modeli me motor me djegie. Gjatësia totale është 4.985 mm, gjerësia 1.980 mm dhe lartësia 1.674 mm. Ajo që ndryshon më shumë është distanca ndërmjet boshtave (+13 cm), e cila ofron shumë më tepër hapësirë për këmbët e pasagjerëve të pasmë. Sedilja e pasme është elektrikisht e rregullueshme dhe mundëson konfigurime nga komode në pozicion ngarkese. Bagaži varion nga 781 deri në 1.588 litra, plus 90 litra bagazh i përparmë. Kapaciteti i tërheqjes: deri në 3.5 tonë.

Mood Modes e reja e shndërrojnë kabinën në një hapësirë ambientale që i përshtatet humorit dhe situatës – duke ndryshuar ndriçimin, pozicionin e sediljes, tingullin, klimën dhe paraqitjen e ekranit. Kulmi panoramik me kontroll të dritës krijon ndjesi hapësire të madhe. Ngrohja e re e paneleve ngroh jo vetëm sediljet, por edhe mbështetëset e duarve dhe panele të tjera. Përjetohet edhe ndriçimi i zgjeruar ambiéntal me komunikim të integruar.

Cayenne i ri ofron mundësi personalizimi më shumë se kurrë: 13 ngjyra standarde, nëntë dizajne rrotash 20–22”, 12 kombinime enterieri dhe deri në pesë paketa të brendshme dhe pesë paketa aksentesh. Përmes Porsche Exclusive Manufaktur dhe programit Sonderwunsch, klientët mund të krijojnë konfigurime krejtësisht unike.

Porsche Design ofron gjithashtu orë të personalizuara sipas modelit specifik Cayenne.

Porsche Driver Experience – sipërfaqja më e madhe e kontrolleve në një Porsche

Cayenne Electric sjell një nivel të ri të sistemit të ndërveprimit digjital. Në qendër qëndron Flow Display – një panel i madh OLED i lakuar, i integruar në mënyrë elegante në konsolën qendrore. Ka gjithashtu një instrumentar dixhital 14.25” dhe një ekran opsional 14.9” për pasagjerin. Është sipërfaqja më e madhe e kontrollit e krijuar ndonjëherë në një Porsche.

Për herë të parë, ofrohet head-up display me teknologji AR, që projekton një sipërfaqe virtuale prej 87” 10 metra para automjetit.

Sistemet e përdorura janë një kombinim i elementeve dixhitale dhe butonave fizikë për funksionet e shpeshta si klima dhe volumi.

Porsche Digital Interaction sjell widget-e personalizimi, aplikacione, streaming, gaming dhe sistem të ri zëri Voice Pilot i fuqizuar nga AI, i cili kupton pyetje komplekse dhe ofron informacione online. Porsche Digital Key lejon përdorimin e telefonit ose orës inteligjente si çelës për automjetin, me mundësi ndarjeje deri në 7 përdorues.

Tre sisteme fuqie deri pas vitit 2030

Cayenne Electric tani bashkohet me modelet ekzistuese me motor me djegie dhe hibride, të cilat do të vazhdojnë të shiten paralelisht.

“Frymëzimi i klientëve është prioriteti ynë më i lartë tek Porsche. Me elektrifikimin e Cayenne, arrijmë një nivel të ri performance që përcakton standardet e së ardhmes. Në të njëjtën kohë, do të vazhdojmë të zhvillojmë variante me motor me djegie dhe hibride edhe në dekadën e ardhshme”, thotë Matthias Becker, anëtar i Bordit të Menaxhimit.

Modelët plotësisht elektrikë Cayenne janë tashmë të disponueshëm për porosi në Porsche Center Skopje.

Share.
Exit mobile version