Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në urimin e tij me rastin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe – 22 Nëntori, thekson se kjo ditë shënon një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, kur u vendosën themelet e alfabetit të unifikuar, duke forcuar gjuhën shqipe si simbol i bashkimit dhe identitetit tonë.
“Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues dhe ku gjuha është një vlerë e garantuar kushtetuese, e konsideroj gjuhën shqipe një element të pazëvendësueshëm të kohezionit tonë shoqëror. Angazhimi im mbetet i qartë, se gjuha shqipe duhet të trajtohet me dinjitet, barazi dhe respekt në çdo nivel institucional. Për mua personalisht, kjo ditë përfaqëson krenari, kurse alfabeti është një trashëgimi që mishëron rrënjët dhe aspiratat tona. Urime shqiptarëve kudo që ndodhen 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit!”, shkruan Gashi në urimin e tij.

