minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Bislimovski: Nga 1 korriku çmimi i energjisë elektrike do të shtrenjtohet për 0.4% - Shqiperia.info

Komisioni Rregullator për Energjetikë, (KRRE), njofton opinionin se furnizuesi universal EVN Home e ka zbatuar përkatësisht sistemin tarifor gjatë përgatitjes së vendimit për çmimet e reja, duke i radhitur shpenzimet nëpër blloqe, në atë mënyrë që për 88% të amvisërive që bëjnë pjesë në bllokun e parë dhe të dytë, çmimi i energjisë elektrike rritet për 0,4 %.

“Për 88% të amvisërive, të cilat bëjnë pjesë në bllokun e parë dhe të dytë, çmimi i energjisë elektrike ka korrigjim për 0,4%. Për ata konsumatorë, të cilët janë në bllokun e tretë, të cilët përbëjnë rreth tetë për qind të amvisërive, çmimi rritet për 0,48% dhe për bllokun e tretë dhe për bllokun e katërt çmimi rritet për 0,57%.

Tani rëndësi qenësore ka që furnizuesi universal ta përcjellë udhëzimin e dhënë rregullator për optimizimin e prokurimit për 15% të mbetura për sasitë e energjisë elektrike, të cilat EMV-ja nuk i ka ofruar dhe tani duhet të prokurohen në tregun e lirë.

Duhet të gjejmë zgjidhje kreative, të cilat do të jenë në interes të qytetarëve dhe të mendohet për blerjen e energjisë elektrike nga kapacitetet vendore nga burimet e rinovueshme. Është e domosdoshme të kemi konkurrencë dhe të përdoret momenti kur çmimi i energjisë elektrike në bursa është më i volitshëm”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Çmimi i ri i energjisë elektrike hy në fuqi nga data 1 korrik 2024./Telegrafi/

Bislimovski: Nga 1 korriku çmimi i energjisë elektrike do të shtrenjtohet për 0.4% appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version